Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi edhe dy vjet të tjera te Stromsgodseti

Kreshnik Krasniqi do të jetë pjesë e Stromsgodsetit në Norvegji edhe për dy vjet të tjera.

Kontrata e reprezentuesit të Kosovës U21 përfundonte këtë verë, por ai ka dashur që të zhvillohet ende si futbollist në klubin që bën gara në elitën e futbollit norvegjez.

Krasniqi 20-vjeçar ka thënë se dëshiron të fokusohet sa më shumë, dhe të arrijë sa më shumë paraqitje në “eliteserien”.

“E vazhdova kontratën sepse klubi më ka dhënë sinjale se ata besojnë në mua. Të luash për këtë ekip është sfidë, por një sfidë për të cilën unë jam gati. Dua të luftoj për një vend në 11-shen e parë çdo javë”, ka thënë mesfushori qendror.

Krasniqi është pjesë e skuadrës së Stromsgodsetit që prej moshës 15-vjeçare. Ai në të kaluarën si 16-vjeçar është ballafaquar me një lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit, por nuk është dorëzuar asnjëherë, dhe ka arritur që të kthehet pas një kohe shumë të gjatë jashtë fushës.

Krasniqi e mban rekordin si futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë në futbollin norvegjez.

Edhe Krasniqi shënon gol në Norvegji Futboll Krasniqi shënon gol në Norvegji

Në rangun e dytë të futbollit të Norvegjisë, Krasniqi debutoi me skuadrën Honefoss në moshën 14-vjeçare.

“Kreshniku ka treguar se ai merr përgjegjësi për zhvillimin e vet dhe ka bërë hapa para së fundmi.

Ai është lojtar që duhet përcjellë dhe ne kemi besim të madh në të”, ka thënë drejtori sportiv i ekipit, Jostein Flo.