Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krahu i djathtë i Wengerit largohet nga Arsenali

Boro Primorac, krahu i djathtë i Arsene Wengerit, thuhet se është afër largimit nga Arsenali, pas spekulimeve të shumta se trajneri i “Topçinjve” do të largohet nga Londra në fund të sezonit të verës.

Primorac ka qenë aleati më i afërt i Wengerit në Emirates për 20 vjet dhe tani thuhet se ka pranuar një ofertë për të vazhduar karrierën në Turqi, raporton TheSun.

{gallery}

Ish-trajneri i ish-Jugosllavisë aktualisht bën pjesë në stafin e trajnerëve te Arsenali. Ai aty është që nga ardhja e Wengerit në vitin 1997.

Wenger me të kishte punuar edhe më parë në Japoni në NAgoya Grampus Eight.