Ardian Kozniku ka përgëzuar Dinamo Zagrebin që i qëndroi pranë Arijan Ademit në kohën kur po kalonte periudhë të vështirë gjatë pezullimit.
Ademi ishte pezulluar nga UEFA për shkak të dopingut dhe nuk u paraqit për disa vjet me fanellën e Dinamos.
“Arijan Ademi është vëllai dhe bashkatdhetari im. Ia heq kapelën, por edhe Dinamos sepse e ka pagur gjatë pezullimit sikur të ishte anëtar i ekipit të parë. Me këtë lëvizje Zdravko Mamiq dhe njerëzit e klubit treguan se sa i rëndësishëm është për ta dhe duket qartë se praktikisht ka nënshkruar kontratë të përjetshme me klubin. Unë do të bëja të njëjtën gjë në vend të tij dhe nuk do të mendoja për një transferim jashtë”, ka thënë Kozniku ndër të tjera në një intervistë për “tportal.hr”.
Kozniku është duke punuar si ndihmëstrajner te klubit Al-Arabi. 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është kapiten i Dinamos. Ai së fundi ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2021. Te Dinamo, por edhe te Maqedonia e Veriut, shtet me të cilin mori pjesë në Evropian, vlerësohet lider. Këtë edicion në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.