Jules Kounde e ka mësuar dënimin për reagimin e tij duke e hedhur topin në kokën e Jordi Albas në ndeshjen ndërmjet Sevillës e Barcelonës që përfundoi 1:1 të martën.
Francezi do të mungojë një ndeshje sipas “Diario AS”, shumë më pak se që është menduar në fillim. U besua se ai do të suspendohej prej dy deri në katër ndeshje. Kjo do të thotë se Kounde do të jetë i gatshëm për takimin që Sevilla e zhvillon kundër Getafes më nëntë janar. Do të mungojë kundër Cadizit më tre janar.
Andaluzianët janë në pozitën e dytë në La Liga me tetë pikë më pak se “los blancos”, ndërsa e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Artikuj të ngjashëm