Për çdo xhiro që po luhet, gjasat që përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të sigurojë kualifikimin në raundin kryesor eliminator për botërorin e vitit 2019, po zvogëlohen.
Në fakt Kosova është ende në garë për njërën prej dy pozitave të para në grupin C të paraeliminatoreve që dërgojnë tutje, por gjasat nuk i ka të mëdha dhe jo çdo gjë varet prej saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shpresat e Kosovës për kualifikim morën goditje të rëndë, të shtunën mbrëma në Shkup, ku të përzgjedhurit e Brad Greenbergut u mposhtën nga Maqedonia me rezultatin 87:74.
Kështu Kosova në përballje të drejtpërdrejta është më e dobët se Maqedonia, pasi në Prishtinë më 2 gusht kishte fituar me vetëm katër pikë dallim, 72:68... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova vetëm një herë kaloi me sukses raund kualifikimesh – në vitin 2017
-
Cilat janë gjasat e Kosovës për kualifikim në raundin e dytë?
-
Kosova llogarit në përkrahjen e tifozëve dhe në fitore të re ndaj Maqedonisë
-
Kosovën e motivon gara e ashpër për botëror
-
Spanja, Lituania apo Franca do të vijnë në Kosovë