Është hedhur shorti për sportin e xhudos, ku Kosova përfaqësohet me katër garues në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.
Pikërisht tek xhudoja, është shpresa më e madhe për t’i sjellë vendit tonë medaljen e parë nga një Festival i tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLaura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogram do të përballet me italianen, Elisa Toniolo. Nëse e fiton këtë duel, atëherë në përballjen e ardhshme ka gjasa të ndeshet me garuesen nga Luksemburgu, Anneta Mosr, të cilën javë më parë e mposhti në luftën për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të kadetëve. Mosr do të përballet fillimisht me fituesen e duelit Vasileva – Adam.
Shpat Zekaj, po ashtu me gjasa të mira për të fituar medalje, në kategorinë deri në 90 kilogram, do të luftojë me bullgarin, Oleg Mirov. Në rast të fitores, ai do të kualifikohet në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit, Mikheili Bekauri (Gjeorgji) - Deivis Ciaucionas (Lituani).
Kujtojmë që Shpati, njësoj si Laura, javë më parë fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian të kadetëve.
Selim Berisha në kategorinë deri në 66 kg, do të ndeshet me britanikun, Archie Platt. Nëse e kalon këtë sfidë, atëherë do të ketë përballë rumunin e favorizuar, Adrian Sulca, i cili kaloi rrethin e parë pa luftë.
Garuesi i fundit i xhudos, Arbër Kullashi, në kategorinë deri 73 kilogram, po ashtu do të ketë kundërshtar të vështirë. Ai në rrethin e parë takohet me hungarezin, Gergely Nerpel. Nëse kalon këtë sfidë, në rrethin e dytë garon me serbin, Dimitrije Nedeljkovic ose finlandezin, Miska Pyykko.
Xhudistët nisin garat me Selim Berishën, që garon të mërkurën, kurse Laura Fazliu dhe Arbër Kullashi luftojnë të enjten. Shpat Zekajn do ta shohim të premten.