Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka pësuar humbje të ngushtë nga Gjermania në kuadër të Grupit 5 kualifikues për Evropian.
Kosova u mposht 1 me 0 në kuadër të ndeshjes së katërt në kualifikime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë vetmin gol për superfuqinë e të rinjve e shënoi Maximilian Eggestein. Ai shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e fundit të pjesës së parë.
Deri në fund, Gjermania vazhdoi dominimin, ndërsa Kosova pati pak raste për gol.
Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve nga katër ndeshje në këtë grup. Para saj në tabelë mbetet vetën Irlanda, por ajo ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. I treti në grup është Izraeli, me vetëm dy ndeshje por me katër pikë të tubuara. Gjermania është e katërt me vetëm një ndeshje e tri pikë të grumbulluara, ndërsa Norvegjia dhe Azerbajxhani janë në dy pozitat e fundit.