Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 barazon pa gola me Moldavinë

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka barazuar të enjten gjatë ditës me grupmoshën U21 të Moldavisë.

Dueli i zhvilluar të premten gjatë ditës në Antalia të Turqisë, u mbyll pa gola.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit do të luajnë edhe një tjetër miqësore më 27 mars, ndërsa do të përballen me Turqinë e kësaj grupmoshe në Alanya.

Këto dy ndeshje miqësore janë përgatitje për kualifikimet e Evropianit 2025.

Kosova U21 është në Grupin D bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Ciklin kualifikues të Evropianit 2025, Kosova U21 e nis më 20 qershor, me duelin kundër Estonisë.