Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U20 pëson humbje në ndeshjen e fortë me Suedinë

Basketbollistët e përfaqësueses U20 të Kosovës kanë luajtur ndeshje të fortë të dielën pasdite në Shkup.

Por megjithatë pësuan humbje nga Suedia.

Ndeshja e Kampionatit Evropian të Divizionit B përfundoi me fitoren e Suedisë me rezultat 84:76.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund.

Megjithatë në minutat e fundit, kur vendosej sfida, lojtarëve të Kosovës u ka munguar qetësia.

Edhe Kosova U20 e mposht Suedinë në Evropianin e Divizionit B Basketboll Kosova U20 e mposht Suedinë në Evropianin e Divizionit B

Kanë pasur gjuajtje të papërzgjedhura dhe po ashtu gabime teknike.

Më të qetë dhe më të koncentruar ishin lojtarët e Suedisë që festuan në fund.

Çereku i parë përfundoi 16:16.

Lojë e fortë u zhvillua edhe në çerekun e dytë, të cilin Kosova U20 e fitoi 24:23.

Kështu në pushim basketbollistët e Kosovës shkuan me epërsi prej një pike. Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë.

Ishin kohë të gjatë në epërsi, por Suedia U20 megjithatë u mbajt në lojë. 21:20 në të mirë të Suedisë përfundoi çereku i tretë, ndërsa Suedia e fitoi çerekun e katërt me rezultat 24:16.

Bardh Istrefi ishte më i miri te Kosova me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Hajriz Hazeri i kishte 12 pikë e pesë asistime dhe gjashtë topa të rrëmbyer.

Edhe Kosova U20 dëshpëron edhe ndaj Irlandës, përfundon e teta në Evropianin B Basketboll Kosova U20 dëshpëron edhe ndaj Irlandës, përfundon e teta në Evropianin B

Ndërkohë Jon Ismajli i kishte tetë pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Visar Ejupi i shënoi 15 pikë, derisa kishte edhe nëntë tentime të pasakta për tri pikë.

Te Suedia më i miri ishte William Kermoury me 20 pikë e nëntë kërcime.

Për Kosovën është humbja e dytë në Evropianin U20, Divizioni B.

Të shtunën basketbollistët e rinj të Kosovës pësuan nga Gjeorgjia me rezultat 80:70.

Rastin Kosova e kërkon të martën pasdite, kur takohet me Azerbajxhanin.

Në kuadër të Grupit C, Kosova luan edhe me Ukrainën, të mërkurën.

Edhe Kosova U20 e humb ndeshjen për plasman prej pozitës 5-8 Basketboll Kosova U20 e humb ndeshjen për plasman prej pozitës 5-8

Suedia është përfaqësuesja më e fortë në grup deri më tani.

I ka tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura.