Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U19, ka humbur keq në duel me Portugalinë me rezultat 5-0, të mërkurën mbrëma në kuadër të Elite Round.
Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit nuk kanë qenë në gjendje t’i bëjnë ballë skuadrës portugeze.
Portugezët qysh në minutën e 6-të kaluan në epërsi me golin e Thierry Correia. Pas pesë minutave Portugalia dyfishoi rezultatin në 2-0 me anë te Jose Gomes, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim, transmeton KP.
Edhe në fraksionin e dytë, portugezët u treguan shumë të fuqishëm përballë përfaqësueses sonë, duke shënuar edhe tre gola përmes Joao Filipe (52’), Gedson Fernandez (92’) dhe Dju Mesaque (95’).