Kosova U19 ka pësuar humbje minimale nga Austria në kuadër të ndeshjes së parë parakualifikuese për Evropianin 2018.
Si mysafire e Austrisë, Kosova U19 u mposht 0 me 1.
Michael John Lema realizoi golin e vetëm në minutën e 56-të.
Kjo ishte ndeshja e parë parakualifikuese e vlefshme për Grupin 6. Kosova është pjesë e grupit me Austrinë, Letoninë dhe Izraelin