Janë mësuar kundërshtarët e mundshëm të Kosovës U19 në rundin Elitë të Kampionatit Evropian “Finlanda 2018”.
Për shortin e fazës së ardhshme, janë krijuar katër vazo në bazë të koeficientit në ranglistat zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet me koeficientin më të lartë janë në vazon A, të tjerat në B, e kështu me radhë. Kosova është në vazon D, të fundit, bashkë me Serbinë, Poloninë, Bullgarinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Letoninë dhe Skocinë.
Shorti do të hedhet më 6 dhjetor në Nyon. Kosova kishte arritur të kalojë në debutim fazën e parë pasi kishte dalë e dyta në Grupin 6, duke lënë jashtë Izraelin dhe Lituaninë.
Në fazën Elitë do të jenë shtatë grupe me nga katër ekipe. Kosova do të përballet me nga një shtet të vazove A, B dhe C, përpos me Austrinë, sepse me të ishte në raundin e parë.
Këto janë vazot:
Vazo A: Spanja, Portugalia, Gjermania, Çekia, Rumania, Danimarka, Maqedonia
Vazo B: Anglia, Italia, Ukraina, Austria, Franca, Irlanda, Holanda
Vazo C: Sllovakia, Norvegjia, Suedia, Greqia, Belgjika, Hungaria, Turqia
Vazo D: Kosova, Serbia, Polonia, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Letoninë dhe Skocia
Kosova U19 do të përballet me tri kombëtaret, që i bien në short, në një turne të shkurtër që duhet të kompletohet më 20 maj.
Fituesit e këtyre grupeve kualifikohen për Finlandë në finalet që zhvillohen nga 16 deri 29 korrik.