Kosova U19 ka barazuar pa gola në duelin e dytë miqësor me Shqipërinë e kësaj grupmoshe.
Të premten në stadiumin “Kukës Arena”, ndeshja u mbyll pa gola.
Asnjëra skuadër nuk arriti që të shënonte gol në këtë ballafaqim.
“Dardanët” e rinj ndeshjen e parë miqësore në debutim me përzgjedhësin Adil Maliqi, të zhvilluar po në të njëjtin stadium, e humbën me rezultatin 1:0, me gol të pranuar në minutën e parë të kohës shtesë.
Të dyja këto ballafaqime u përdorën për përgatitje për Kampionatin Evropian U19.
Kosova është në Grupin 7 kualifikues, bashkë me Ukrainën, Sllovakinë dhe Maltën nikoqire.
Edhe
Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027
Dy vendet e para kualifikohen tutje.
Ndeshjet e Grupit 7 të Kosovës, zhvillohen nga 15 deri më 21 nëntor të këtij viti.