Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U18 pëson humbje të thellë nga Shqipëria

Basketbollistet e përfaqësueses U18 të Kosovës e kanë nisur me humbje të thellë paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit C.

Të martën mbrëma në Durrës, Kosova U18 pësoi nga Shqipëria me rezultatin 63:45.

Basketbollistet e Shqipërisë e bënë shkëputjen që në çerekun e parë, të cilin e fituan 24:11. Çereku i dytë dhe i tretë ishin të barabartë, ndërsa Shqipëria e fitoi edhe çerekun e katërt, 16:11.

Vesa Krasniqi i kishte tetë pikë e 15 kërcime për Kosovën. 13 kërcime e tri pikë i kishte Era Broja, ndërsa më efikasja ishte Malvina Haziri. Ajo realizoi 15 pikë, por kishte shumë gjuajtje të humbura.

Te Shqipëria u dallua Brikena Mucenji me 24 pikë e dhjetë kërcime.

Të mërkurën mbrëma Kosova U18 luan me Armeninë. Të enjten takohet me Moldavinë.