Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U17 shënon fitoren e parë në Evropianin B

Pas dy humbjeve të thella, Kosova e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian të Divizionit B për hendbollistet deri në 17 vjet.

Të hënën në Ankara të Turqisë, Kosova U17 fitoi ndaj Bullgarisë me rezultatin 34:29. Me fitore, Kosova është e katërta në grup me dy pikë. Bullgaria bie në vendin e pestë. Ka humbur tri ndeshjet e deritashme.

Hendbollistet e reja të Kosovës e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 18-të. Deri në fund të pjesës së parë bënë shkëputje tjetër, 14:11. Në pjesën e dytë epërsia e Kosovës shkoi deri në tetë gola, 22:14. Bullgaret u afruan deri në dy gola, por pa ia dalë të barazonin apo të përmbysnin rezultatin.

Arijeta Imeraj u shpall lojtarja më e mirë e Kosovës. Ajo shënoi shtatë gola nga 11 tentime. Shtatë gola nga nëntë tentime i kishte Diona Dresh. Ndërkohë shtatë gola nga dhjetë tentime i realizoi Arona Krasniqi. 16 pritje i kishte portierja Donjeta Shabani.

Kosova U17 të shtunën humbi 35:15 nga Sllovakia e të dielën humbi nga Polonia me rezultat 40:19. Të enjten luan ndaj Finlandës. Është ndeshja e fundit në grup.

Artikuj të ngjashëm