Përfaqësuesja U16 e Kosovës në Basketboll ka pësuar një tjetër humbje në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Sarajevë.
Kosova u mposht thellë nga Ukraina, 57:89 në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit D.
Në pesë ndeshje, Kosova në këtë grup ka fituar vetëm njërën, atë ndaj Zvicrës. Kosova u mposht nga Çekia, Bosnja, Bjellorusia dhe nga Ukraina.
Artikuj të ngjashëm