Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll ka pësuar tjetër humbje në ballafaqimin miqësor ndaj Bullgarisë së kësaj grupmoshe.
Të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit u mposhtën 2:1 të shtunën, në ndeshjen që u zhvillua në “Byana” të Bullgarisë.
Kosova U15 në fakt shënoi e para që në sekondën e 11-të.
Elvan Sokoli gjuajti fuqishëm nga distanca, duke lënë pa asnjë gjasë për pritje portierin bullgar.
“Dardanët” pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej një goli.
Edhe
Futboll, Kosova U15 pëson në miqësore nga Bullgaria
Por, katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, pakujdesia në mbrojtje u kushtoi me gol të barazimit. Radoslav Karamanov më pas ishte i pagabueshëm nga afërsia.
Dhe kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Venislav Mihailov, me gjuajtje të fuqishme me të majtën, i dha fitoren Bullgarisë, 2:1. Ndeshjen e parë të zhvilluar më 7 qershor, Kosova U15 e humbi nga Bullgaria U15 me rezultatin 2:0.