Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po mbahet në Turqi.
Pasi fillimisht pësoi 1:0 nga Turqia, Kosova të premten ka pësuar 4:2 nga Tanzania. Rezultatet janë paraqitur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Turqisë, që edhe e organizon turneun. Kosova renditet e fundit në Grupin A. Prinë Turqia me 6 pikë, ndërsa Irlanda e Tanzania i kanë nga 3 pikë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurqia të premten fitoi 1:0 ndaj Irlandës. Në Grupin B garon Shqipëria, që të premten fitoi 1:0 ndaj Ukrainës. Shqipëria e kishte fituar 1:0 edhe ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë Veriore dhe ndan vendin e parë në grup me Korenë e Jugut.
Të dielën, Kosova luan ndaj Irlandës, ndërsa Shqipëria përballet me Korenë. Më pas më 21 janar janë ndeshjet për plasman përfundimtar.