Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U-17 e nis me humbje turneun në Turqi

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës ka nisur me humbje turneun "Mercedes Benz Aegean Cup" që po mbahet në Kushadasi të Turqisë.

Kosova në ndeshjen e parë, të zhvilluar të hënën, është mposhtur nga Turqia me rezultatin 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes me Turqinë, Kosova do të përballet me Azerbajxhanin.

Ky duel zhvillohet të martën (sot), ndërsa dy ditë më vonë, të enjten, Kosova do të luajë kundër Shqipërisë. Në këtë turne marrin pjesë tetë ekipe të kësaj grupmoshe, që janë të ndara në dy grupe.

Përzgjedhësi Besnik Kollari në këtë turne ka marrë 18 futbollistë, për të cilët para nisjes ka deklaruar se iu mungon përvoja.