Sport

Kosova shënon ngritje në renditjen e re të FIFA-s, Shqipëria pëson rënie

Foto: Reuters

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku shihet se Kosova ka shënuar ngritje, derisa Shqipëria ka rënie.

Kosova është ngritur për pesë pozita dhe aktualisht renditet në vendin e 114, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër Shqipëria ka rënë për një pozitë, dhe tani mban vendin e 65.

Pozitën e parë vazhdon ta mbajë Belgjika, që pasohet nga Franca, Brazili, Anglia e Uruguai që mbyllin top pesëshen.

{gallery}