Sport

Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s për tri pozita, Shqipëria bie për një

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve për muajin mars.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje për tri pozita, falë dy barazimeve në shtëpi me Danimarkën dhe Bullgarinë.

“Dardanët” që nuk dinë për humbje, janë në vendin e 127-të me 1.124 pikë.

Rënie për një pozitë ka pësuar Kombëtarja Shqiptare, që nga vendi i 61-të, ka rënë në vendin e 62-të.

Në vendin e parë edhe në publikimin e fundit të FIFA-s mbetet Belgjika, që ndiqet nga Franca dhe Brazili.

{gallery}