18:36 - Xhudistja kosovare Nora Gjakova është shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 57 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Tel Aviv.
Ajo arriti të artën për herë të parë pasi mposhti në finale gjermanen Theresa Stoll. Gjakova fitoi me ippon.
Kjo është medalja e dytë që Kosova mori sot në Evropian. Para Gjakovës, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë fitoi të argjendtën.
Edhe Gjakova në finale, Kosova siguron dy medalje
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka siguruar një medalje në Kampionatin Evropian për seniorë që po mbahet në Tel Aviv.
Edhe
Dy vjet nga suksesi më i madh i Nora Gjakovës
Ajo arriti të mposhtë me ippon në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë rusen Anastasiia Konkina.
Në finale ajo do të përballet me gjermanen Theresa Stoll.