Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova publikon formacionin, debutojnë Zyba e Dellova

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha ka publikuar formacionin për ndeshjen në udhëtim kundër Andorrës.

Kjo ndeshje i takon Grupit I të kualifikimeve për “Euro 2024” dhe luhet në Andorrë prej orës 20:45. Në formacionin e Glihas, kanë gjetur vend edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës, mbrojtësi Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba, të dy të Ballkanit. Gliha në këtë ndeshje po luan me formacacionin 3-5-1-1.

Image

Në sulm i vetëm është Albion Rrahmani, ndërsa do të përkrahet nga Milot Rashica, i cili në këtë ndeshje do ta bartë shiritin e kapitenit. Mesfusha përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Florent Muslija, Qëndrim Zyba, Florian Loshaj e Florent Hadërgjonaj.

Në qendër të mbrojtjes është vendosur Fidan Aliti, i përkrahur nga Lumbardh Dellova e Kreshnik Hajrizi, i cili po ashtu debuton me “Dardanët”. Ndërkohë, porta i është besuar Arijanet Muriqit.

Artikuj të ngjashëm