Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova po pëson 2:0 në ndeshjen ndaj Rusisë

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës kanë bërë fare pak në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Rusisë, që po luhet në Wiesbaden të Gjermanisë.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Rusisë, që ka dominuar plotësisht në fushë. Te Kosova ka pasur telashe të mëdha në të gjitha repartet, ndërsa ka ardhur në shprehje cilësia dhe përvoja e lojtareve ruse.

Menjëherë pas 45 sekondave lojë, Rusia ka kaluar në epërsi. Mbrojtësja e Kosovës, Fjolla Shala ka devijuar topin që përfundoi në rrjetë. Në minutën e 33-të për 2:0 shënoi Nelli Korovkina.

Rusia ka pasur edhe raste tjera, ndërsa Kosova ka provuar disa herë të dal në sulm, pa shumë sukses. Edhe lojtaret e Kosovës kishin rastet e tyre, por pa ia dalë të realizojnë.

Ndeshja i takon eliminatoreve për “Euro 2021”. Në tri ndeshjet e para si Kosova ashtu edhe Rusia kishin bilanc prej dy fitore e një humbje. Ndeshja me vendim të UEFA-s po luhet në terren neutral, përkatësisht në Gjermani. Në stadium janë disa qindra tifozë shqiptarë që po e përkrahin Kosovën.