Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova po mendon të natyralizojë edhe dy amerikanë

Kosova aktualisht i ka tre basketbollistë amerikanë të natyralizuar, por Federata e Basketbollit e Kosovës po shikon për mundësinë që të natyralizojë edhe dy amerikanë të tjerë.

Ndonjë "fytyrë" të re amerikane mund të ketë te Kosova në ndeshjet e kësaj vere, por në përfaqësuese do të ketë edhe emra të rinj prej lojtarëve vendorë, shkruan sot Koha Ditore.

Në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, Kosova më 28 qershor e pret Hungarinë, ndërsa më 1 korrik e pret Poloninë.

Ndeshjet luhen në Prishtinë. Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme në Grupin C dhe është pa gjasa për kalim tutje, ndonëse në raundin e dytë shkojnë tri prej katër përfaqësueseve. Në grup prin Lituania para Polonisë e Hungarisë, ndërsa Kosova është e fundit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)