Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova po e mahnit kapitenin e Vikingurit

I shoqëruar nga partneri i tij i mbrojtjes, Atli Gregersen ka ecur qetë e ngadalë nëpër sheshin kryesor të Prishtinës.

Pasi me Vikingurin kishte kryer stërvitjen e parë të së dielës, Gregersen në mesditë kishte dalë rrugëve të kryeqendrës së Kosovës për të kaluar kohën deri në stërvitjen e pasdites dhe për të mësuar ndonjë gjë të re për vendin që po e vizitonte për herë të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aq pozitive janë përshtypjet e Gregersenit për Kosovën, saqë ai është i vendosur që të vijë sërish në të ardhmen. Ndoshta do ta ketë fatin që me skuadrën tij Vikingur apo me Përfaqësuesen e Ishujve Faroe të luajë sërish në Kosovë.

“Por do të marr gruan dhe do të vij edhe për pushime këtu. Është pak larg prej Ishujve Faroe, por ia vlen”, ka thënë Atli Gregersen në një bisedë për gazetën.

Përshtypjet prej më të mirave të mundshme për Kosovën i ka konfirmuar edhe Erling Jacobsen, që luan me Gregersenin në qendër të mbrojtjes së skuadrës Vikingur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.