Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova organizatore e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se ata do të jenë organizuesit e Kampionatit Botëror Universitar të Hendbollit në vitin 2022.

Federata pohon se gjatë ditës së sotme ka pranuar një letër nga Federate Internacionale e Sporteve Universitare, të cilët zyrtarisht kanë konfirmuar se Kosova do të jetë organizatore e Kupës Botërore Universitare në Hendboll në vitin 2022, transmeton Koha.net.

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar:

“Sot, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka pranuar konfirmimin zyrtar që FSUNK-ja do të jetë organizatore e Kupës Botërore Universitare në Hendboll, për vitin 2022.

Ndonëse federatë e re, FSUNK-ja ka dëshmuar vullnetin dhe aftësinë e saj dhe të shtetit të Kosovës, për të sjellë në vendin tonë një kampionat të rëndësishëm botëror, nën koordinimin e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar.

Urime! ??”