Brad Greenbergut i është dashur të ngrejë disa herë zërin gjatë stërvitjes së parë të tij me Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.
Trajneri amerikan, që ka një jetë në basketboll, në disa momente nuk ishte tërësisht i kënaqur me atë që në parket po e bënin të përzgjedhurit e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pak raste me ton të lartë lojtarëve u është drejtuar edhe njëri prej ndihmësve të Greenbergut, po ashtu me bagazh në basketboll. Përzgjedhësi i ri i Kosovës, amerikani Greenberg, ka mundur të ketë ndonjë pakënaqësi eventuale me punën e lojtarëve në stërvitjen e parë, por për angazhimin e tyre nuk ka pasur vërejtje.
Për dy orë stërvitje, të dielën paradite në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është dukur që lojtarët po e jepnin maksimumin nga vetja. Për disa prej tyre ishte stërvitja e parë pas pushimit të gjatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.