Dy humbjet radhazi me Spanjën dhe Italinë kanë bërë që Shqipëria të humbasë 5 vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin tetor.
Edhe pse përballë kishin dy kundërshtarë të nivelit shumë të lartë, kuqezinjtë kanë humbur 5 pozicione në klasifikimin e ri të FIFA-s dhe tashmë pozicionohen të 71-t, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria është kaluar nga Uganda ndërsa me 498 pikë në total mban pas Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malin.
Ka fituar një pozicion Kosova pavarësisht humbjeve ndaj Ukrainës dhe Islandës teksa renditet në vendin e 183-të.
Vazhdon të kryesojë Gjermania që me 1631 pikë në total lë pas Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën e Poloninë. Ka fituar 3 vende Spanja që renditet e 8-ta, ndërsa spikat ngjitja në 10-shen e parë e Perusë.