Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ngjitet për 12 pozita në ranglistën e UEFA-s për Federata

Krahas kombëtares A të Kosovës në futboll, edhe paraqitjet e mira të grupmoshave të të rinjve janë vlerësuar në ranglistën e UEFA-s.

Sipas FFK-së, një gjë e tillë dëshmohet edhe me përparimin që Kosova ka bërë në ranglistën e UEFA-s sa i përket progresit të Federatave Kombëtare.

Në fakt, në kuadër të UEFA-s ekziston trofeu “Maurice Burlaz”, çmim që i jepet Federatës kombëtare që ka arritur rezultatet më të mira në garat e të rinjve të UEFA-s gjatë dy sezoneve të mëparshme për U17 dhe U19. Ky trofe është emëruar sipas Maurice Burlaz, ish-nënkryetare e Komitetit Rinor të UEFA-s.

Në edicionin 2016/17 Kosova ishte në vendin e 55-të (të fundit në ranglistë), kurse tani është në vendin e 43-të, duke përparuar kësisoj për 12 pozita, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Në aspektin e përparimit Kosova është në vendin e katërt prej Federatave që kanë përparuar më së shumti gjatë periudhës dyvjeçare.