Një delegacion i sportistëve të Kosovës të martën ka udhëtuar për në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos. Në vendin e Afrikës Qendrore, Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Frankofone.
Edicioni i nëntë i Lojërave Frankofone mbahet prej 28 korrikut deri më 8 gusht.
Kosova do të garojë në atletikë, xhudo e pingpong. Në atletikë do të garojnë Muhamet Ramadani e Gresa Bakraqi. Në xhudo suksesin e kërkojnë Dardan Cena e Shpati Zekaj, ndërsa në pingpong Fatih Karabaxhaku e Alma Mehmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova për herë të dytë merr pjesë në Lojërat Frankofone. Kishte debutuar në vitin 2017 në Bregun e Fildishtë. Medalje të arta kishin fituar xhudistët Akil Gjakova e Distria Krasniqi.
Në këto lojëra, që nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe në aspektin sportiv, paraqiten kryesisht sportistë të vendeve që flasin gjuhën frënge.