Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Xhudistët udhëtuan për në Francë, synojnë medaljet më të vlefshme

Xhudistët

Ekipi i Kosovës në xhudo ka udhëtuar të mërkurën për në Francë. Ekipi i xhudos përbëhet nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka e Laura Fazliu. Në krye të ekipit është kryemjeshtri Driton Kuka, që do të asistohet nga Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Për një javë xhudistët do të qëndrojnë në një kamp në një qytet të vogël francez, ku zakonisht i kalojnë ditët e fundit para garave në Francë. Më 25 korrik xhudistët do të vendosen në fshatin olimpik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 26 korrik ata do të paraqiten në  ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, ndërsa me gara fillojnë më 28 korrik.

Synimet janë për të fituar tjera medalje olimpike, që janë më të vlefshmet në sport.