Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është në bisedime me Federatën e Futbollit të Madagaskarit për aranzhimin e një ndeshjeje miqësore në muajin mars. Dhe, nëse arrihet marrëveshja, atëherë do të zhvillohet në Paris, ka bërë të ditur të martën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, shkruan sot Koha Ditore.
"Jemi në bisedime me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Madagaskarit për të luajtur miqësore në data të lira të FIFA-s, në muajin mars. Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe normalisht do të duhet që marrëveshja të arrihet. Por tash për tash nuk ka asgjë të konfirmuar", ka thënë Vokrri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se kjo ndeshje mund të zhvillohet në Paris, meqë në Kosovë është e pamundur. Stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për miqësore, ai "Adem Jashari" në Mitrovicë, do të jetë i zënë në fund të muajit mars, pasi përfaqësuesja U21 do të ketë ndeshje kualifikuese. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).