Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët eventualë me të cilët mund të përballet në kualifikimet për “Eurobasket 2021”, nëse arrin ta fitojë grupin në kuadër të fazës së tretë parakualifikuese.
FIBA të hënën ka hedhur shortin për kualifikimet e evropianit 2021. Në rast se Kosova triumfon në parakualifikime, atëherë do të jetë pjesë e Grupit G kualifikues, të cilin e përbëjnë Gjermania, Mali i Zi dhe Franca, shkruan “Koha Ditore”.
Kosova muajin tjetër do t'i luajë ndeshjet e fazës parakualifikuese në të cilën do të përballet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Ndeshjet e kësaj faze do të nisin më 3 gusht dhe do të përfundojnë më 17 gusht. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendase në parakualifikime do t'i luajë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
-
Kosova në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029
-
Kosova mëson kundërshtarët për “Euro 2026”
-
Kosova të enjten mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2026”
-
Kosova i nis me Irlandën parakualifikimet e Botërorit 2027
-
Kosova në grup me Zvicrën, Irlandën e Azerbajxhanin