Prishtinë, 27 tetor - Ante Çaçiq e ka parë Kosovën në ditë shumë të keqe të saj. E ka parë nga afër përfaqësuesen e Kosovës edhe në ditë më të mira të saj. Dhe flet me bindje të plotë që përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka të ardhme të ndritur, se atë e presin ditë më të mira, shkruan sot Koha Ditore.
"Kam parë Kosovën dy herë nga afër dhe natyrisht kam përcjellë e analizuar edhe ndeshjet tjera të saj në eliminatore. Ishim në një grup dhe kjo është normale. Është një përfaqësuese me cilësi. Pikët e saj në eliminatore nuk janë ato që ndoshta në Kosovë janë pritur, por grupi ishte vërtet i fortë. Unë mund të them që Kosova është përfaqësuese e mirë dhe ka një grup të lojtarëve cilësorë", ka thënë Çaçiq të enjten për gazetën nëpërmjet telefonit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.