Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me tre xhudistë në Botërorin e juniorëve

Foto: Ilustrim

Kosova do të garojë me tre xhudistë në kampionatin botëror për juniorë, që prej të mërkurës zhvillohet në Marrakesh të Marokut.

Në këtë botëror të xhudistëve deri 20-vjet garojnë 517 sportistë nga 81 shtete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë, Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Shpati Zekaj në atë deri 100 kilogramë, do të kërkojnë suksesin për Kosovën në këtë ngjarje të madhe.

Loxha e Fazliu garojnë të enjten, ndërsa Zekaj të shtunën.