Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botërori i juniorëve në xhudo, kosovarët mësojnë kundërshtarët

Kosova do të paraqitet me tre xhudistë në kampionatin botëror të juniorëve që ka nisur të mërkurën në Makarrech të Marokut.

Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) e Shpat Zekaj (-100 kg) do të përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje, shkruan Koha Ditore. Loxha dhe Fazliu do të garojnë të enjten (sot), kurse Zekaj të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa Loxha do t'i nisë garat prej raundit të dytë, Fazliu në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Italia, Nicole DiSanto. Loxha në raundin e dytë do ta presë fituesen e meçit mes Beatriz Barata (Portugali) dhe Mariah Holguin (SHBA).

Të dy garueset kosovare në këtë botëror do të futen pas medaljeve të bronzta që i fituan në evropianin e juniorëve “Vantaa 2019”.

Xhudisti Zekaj në raundin e parë do të përballet me hungarezin Peter Arvai.