Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me tre skitarë në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj

Kosova do të përfaqësohet me tre skitarë në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj.

Festivali Olimpik për të rinj në skitari do të mbahet nga 21 deri më 28 janar në Friuli, Venecia dhe Giulia të Italisë.

Në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh do të marrin pjesë Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi.

Skitarët e Kosovës do të udhëhiqen nga trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj.

Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në Festivalin Olimpi Dimëror për të rinj, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022.