Për shkak të pranimit të vonshëm në asociacionet ndërkombëtare, Kosova vazhdon të shkruajë historinë e saj në ngjarjet e mëdha sportive, shkruan sot Koha Ditore.
Pas debutimit plot sukses në Lojërat Olimpike Verore "Rio 2016", Kosova do të debutojë në versionin dimëror të ngjarjes më të madhe shumësportëshe - Lojërat Olimpike Dimërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Rio 2016" u vlerësua e suksesshme për Kosovën falë medaljes së artë të xhudistes Majlinda Kelmendi, që mbuloi dështimin e sportistëve të tjerë dhe lëshimet e ndryshme në organizim.
Gjasat që Kosova të fitojë medalje në debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, thuajse nuk ekzistojnë. Kosovën në "Pyeongchang 2018", që zyrtarisht nis të premten (sot), e përfaqëson vetëm skitari Albin Tahiri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).