Tifozët kosovarë të futbollit kanë arsye për të qenë ndoshta më të zhgënjyerit tash për tash, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja nuk ka fituar ende asnjë ndeshje eliminatore, ka pranuar 14 gola dhe ka shënuar vetëm dy në pesë ndeshje, pastaj tifozët duhet të shkojnë deri në Shkodër për ta parë atë kur luan si vendëse, në mungesë të një stadiumi të hairit në Kosovë dhe ata duhet të ndajnë para më shumë se çdo tifoz tjetër në vendet e rajonit dhe më gjerë për të parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Në fakt, biletat për të ndjekur Përfaqësuesen Kosova i ka dukshëm më të lartat në rajon, ndonëse zhvillimi ekonomik në vend është ndër më të dobëtit.
Biletat për ndeshjet e Përfaqësueses tashmë dy ndeshje janë fike, nisin me 7 euro më të lirat dhe përfundojnë me 110 euro më të shtrenjtat, ato për ulëset VIP.
Ka edhe bileta me çmime 15, 20 dhe 55 euro, gjë që ka shtyrë shumë tifozë të shfryjnë nëpër rrjete sociale për çmimet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Edhe
Nga 4 deri në 20 euro biletat për ndeshjen Kroaci - Kosovë
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.