Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mbetet pa medalje në “Gyor”, humb edhe Shpat Zeka

Kosova ka dështuar të arrijë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Shpresa e fundit për të marrë medalje në këtë garë ishte xhudisti Shpat Zeka, i cili ishte afër që të kualifikohej në luftën për medaljen e bronztë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, një gjë të tillë ia mohoi rumni Eduard Serban, i cili e mposhti me Ippon, Zekën.

"Xhudisti ynë, Shpat Zeka, nuk arriti të kalojë tutje, duke pësuar nga rumuni, Eduard Serban, në repesazh, në kategorinë deri në 90 kilogram. Ai u mund me ippon. Shpati ishte garuesi i fundit i xhudos, në garat që po zhvillohen në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), Gyor 2017", thotë KOK.