Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin A në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Shorti për fazën e parë të kualifikimeve evropiane për Botërorin e ardhshëm është tërhequr të enjten, ndërsa Kosova në Grup është bashkë me Belgjikën, Turqinë, Greqinë.
Kosova synon kalimin tutje nëpërmjet dy vendeve të para. Dy të parët në secilin grup kalojnë në raundin tjetër. Në fazën e parë kualifikuese paraqiten ekipet kombëtare që nuk janë kualifikuar në Euro 2022.
Kosovës i takon e drejta e organizimit të turneut, në bazë të shortit, nëse ka darkordim edhe nga përfaqësueset e grupit të parë që të gjitha ndeshjet të luhen në një vend.
Nëse vendoset që të luhet në sistem vajtje-ardhje, atëherë ndeshjet fillojnë prej javës së parë të nëntorit. Në kualifikimet e kaluara për Botëror Kosova zuri vendin e dytë, ndërsa ndeshjet ishin luajtur në Itali.