Duhet të shkohet shumë prapa, të kalohen dy periudha, për të gjetur një ndeshje në të cilën Kosova ka shënuar katër gola, shkruan sot Koha Ditore.
Katër herë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës shënuan të hënën në fitoren ndaj Letonisë (4:3), në miqësoren e luajtur në "Adem Jashari" në Mitrovicë.
Shënimi i golave ishte sfidë e vërtetë për Kosovën në eliminatoret e para të saj, ato për botërorin "Rusia 2018". Në plot 10 ndeshje kualifikuese Kosova ia doli të shënojë vetëm tre gola dhe kjo në tri ndeshje të ndryshme. Realizoi në hapje ndaj Finlandës (1:1) dhe më pas nuk shënoi në tri ndeshje të tjera.
Realizoi në humbjen 2:1 nga Islanda, në humbjen 4:1 nga Turqia dhe nuk shënoi në katër ndeshje në vijim. Dhe thuajse përnjëherë "bllokada" e shënimit të golave nga lojtarët e Kosovës u hoq. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova me pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s
-
Nëntë vjet pas debutimit, Kosova shpreson në fillim të suksesshëm
-
Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën
-
Kosova luan ndaj Letonisë, Biqkaj optimiste për tjetër sukses
-
Futbollistet e Kosovës e nisin me fitore Ligën e Kombeve