Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ende shpresë që skuadrat kosovare të mos humbin një tjetër stinor në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të FFK-së shpresojnë që UEFA do të heqë ndalesën për të luajtur në stadiumin e Mitrovicës "Adem Jashari", i cili me rekomandim të KFOR-it, vitin e shkuar, ishte vlerësuar se ndodhet në një "zonë rreziku" dhe se aty nuk mund të luhen ndeshjet ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, thotë se FFK-ja ka shtruar kërkesë në UEFA që të heqë këtë ndalesë, e nëse ndodh kjo, atëherë ai thotë se institucionet e vendit duhet të bëjnë të pamundurën që në kohë rekorde ta përgatisin atë për ndeshje ndërkombëtare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
FFK-ja mund të kërkojë nga UEFA të rilicencohet stadiumi që do të rinovohet
-
UEFA brenda dy ditëve licencon stadiumin “Adem Jashari”
-
Kosova e Serbia kërkojnë nga UEFA ndalesën e përfaqësueseve edhe për klube
-
Te Trepça shpresojnë në rinovim të shpejtë e cilësor të stadiumit
-
“Dhurata” e UEFA-s për pavarësi mund të mos mjaftojë