Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), do të kërkojë nga UEFA që në shortin e kupave të Evropës për edicionin 2017/18 të mos vijë deri te përballjet e skuadrave kosovare me ato serbe.
FFK-ja thotë se ndalesa e UEFA-s për përfaqësuese, ku Kosova e Serbia nuk mund të luajnë mes vete, duhet të aplikohet edhe për klube, shkruan sot Koha Ditore.
Shqetësimin se mund të vjen deri te përballjet e klubeve kosovare me ato serbe e kanë shprehur, të martën, edhe zyrtarët dhe mediat serbe.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, thotë se UEFA është e kujdesshme në këso raste, por shton se duhet të zyrtarizohet ky "problem" para se të ndodh. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Federata boshnjake tregon arsyen përse refuzojnë të luajnë me Kosovën
-
FFK kërkon reagim urgjent nga FIFA e UEFA ndaj organizimit të ndeshjeve të garave të Serbisë në Kosovë
-
UEFA pritet të mos lejojë përballjet me ekipet nga Serbia
-
Kosova kërkon nga UEFA të heqë ndalesën për Mitrovicë
-
Serbia nuk e ndal punën për të dëmtuar sportin e Kosovës