Kosova tashmë është fituese e madhe e garës "Masters" në xhudo, që të shtunën (sot) e të dielën (nesër) mbahet në St. Petersburg të Rusisë, shkruan sot Koha Ditore.
Nora Gjakova e Distria Krasniqi në arenën e madhe të qytetit të madh rus, do të paraqiten si garuese të Kosovës dhe kjo vlerësohet fitorja e madhe. Por dy xhudistet janë të përkushtuara që fitoren në rrafshin politiko-sportiv ta kompletojnë me paraqitje të denjë në tatami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mastersi" është gara e fundit e vitit në xhudo. Në të paraqiten vetëm xhudistët që zënë 16 vendet e para në rangimin e secilës kategori. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).