Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, sot zhvillon ndeshjen e fundit në “Main Round” të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Në Prishtinë, Kosova do të përballet me Përfaqësuesen e Holandës. Kjo ndeshje zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet prej orës 17:00.
Kosova deri më tani ka tri humbje në këtë rund, por ende ka gjasa për kalim tutje. Kosovës i duhet fitorja me dy gola epërsi ndaj Holandës dhe të shpresoj në humbjen e holandezë nga Ukraina në ndeshjen e fundit të grupit për t’u kualifikuar.
Grupin e kryeson Ukraina nëntë pikë, Holanda është e dyta me tri pikë dhe Kosova e fundit pa pikë.