Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ka shënuar më pak gola se lojtari të cilin e injoroi

Prej tre golave sa i ka gjithsej përfaqësuesja e Kosovës në futboll në eliminatore, vetëm njëri mban firmën e një sulmuesi.

Në humbjen 2:1 nga Islanda në Shkodër më 24 mars, golin e vetëm për Kosovën e shënoi sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë një lojtar tjetër kosovar i sulmit, një lojtar të cilin e ka injoruar Kosova, ka shënuar katër gola në kualifikimet aktuale, ato për botërorin e futbollit "Rusia 2018".

Është Fatos Beqiraj që ka realizuar katër herë, përkatësisht më shumë se përfaqësuesja e Kosovës. Ai katër golat i ka shënuar për Malin e Zi, përfaqësuesen që është në garë për kualifikim në botërorin e vitit tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.