Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballjet e Kosovës me shtetet mosnjohëse

Rumania pritet të bëhet vetëm përfaqësuesja e radhës e një shteti që nuk e njeh Kosovën e që luan ndaj përfaqësueses së Kosovës në futboll. Në Rumani ka pasur thirrje të hënën që të bojkotohen ndeshjet me Kosovën për faktin se Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet.

Por kjo do të kishte çmim të lartë. Bojkotimi i ndeshjeve me Kosovën deri më tani nuk ka ardhur në konsideratë edhe nga shtete dukshëm më të forta se Rumania. Në fakt UEFA për të shmangur konfliktet e mundshme nuk lejon përballjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, e po ashtu me Rusinë që aktualisht është e suspenduar.

Përfaqësuese të shteteve si Azerbajxhani, Qipro, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia e Ukraina kanë luajtur ndaj Kosovës, ndonëse këto shtete nuk e njohin Kosovën si shtet. Janë edhe disa përfaqësuese të vendeve joevropiane me të cilat ka luajtur Kosova e që janë nga shtete që nuk njohin Kosovën.

https://www.koha.net/sport/347421/federata-rumune-u-jep-kahe-politike-ndeshjeve-me-kosoven-do-te-diskutojme-me-qeverine/