Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova grumbullohet për ndeshjet me superfuqitë e hendbollit

Ndeshja me Hungarinë do të jetë e para e Kosovës në eliminatoret për kampionatin evropian të hendbollit që vitin tjetër mbahet në Francë.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) për herë të parë paraqitet në fazën kryesore eliminatore për evropian. Me Hungarinë përballet më 27 shtator në Budapest, shkruan sot “Koha Ditore”. Në kuadër të Grupit 7, Kosova më 1 tetor e pret Holandën në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgatitjet për këto dy ndeshje Kosova i nis të hënën (sot). Përzgjedhësi Florent Beqiri të dielën ka shpallur listën me emrat e 18 lojtareve që do të paraqiten në përgatitjet që do të mbahen në Gjakovë. Për ndeshje, lista do të ngushtohet në 16 lojtare.

Ka fare pak gjasa që Dorentina Osmani, që bën karrierë në Norvegji, të fitojë të drejtën të luajë për Kosovën. Ajo është në listën e Beqirit, së bashku me 17 lojtare të tjera. Nëntë nga lojtaret janë të klubeve të Kosovës dhe nëntë të klubeve të huaja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.